Site icon Telegrafi

AAK kërkon që të përfshihet propozimi i saj, 100 euro për çdo qytetar të Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi ka kërkuar që të futet në pakon emergjente edhe propozimi i partisë së tij për ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës si dhe pakoja e stabilitetit që kap vlerën 210 milionë euro.

Ai tha se Kuvendi e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve.

“Grupi Parlamentar i Aleancës kërkon mocion për ndryshim të plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, që përfshinë pakon emergjente gjithpërfshirëse, 100 euro për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe pakon e stabilitet me vlerë 210 milionë euro. Ky Kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version