Site icon Telegrafi

AAK: Kemi informacione se deputetët e LVV-së do të votojnë kundër, pa votat e tyre Trusti nuk do të kalojë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës që të përkrahin votimin e Trustit.

Kështu u tha në një konferencë të jashtëzakonshme të kësaj partie në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Albana Bytyqi tha se kanë informacione se deputetët e LVV-së do të votojnë kundër.

Ajo tha se pa votat e mazhorancës Trusti nuk mund të kaloj.

“Opozita është pro, mazhoranca janë kundër dhe nuk do ta përkrahin Trustin. Votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme pa marrë pjesë edhe mazhoranca nuk mund të kaloj. Kemi informacione që LVV do të dalë kundër”, tha Bytyqi.

E pyetur nga gazetarët se a kanë diskutuar me deputetë të LVV-së për të marrë përkrahje, Bytyqi tha se kanë pasur bisedime.

“Kemi pas bisedime me disa por për shkak të presioneve nga LVV ata ende nuk kanë dalë me qëndrim të saktë”, tha ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version