Site icon Telegrafi

AAK-ja kundër komisionit për matjen e territorit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, e ka quajtur mashtrim të radhës krijimin e komisionit nga Qeveria për matjen e territorit.

Ai ka thënë për se kjo nuk ka asnjë efekt, pasi territori nuk mund të matet pa i ditur se ku janë kufijtë.

“Kjo është veç një mashtrim i radhës, sepse asnjë efekt nuk e ka. Nuk mund të matet territori kur nuk e dinë ku i ke kufijtë. Duhet të definohen kufiri, atëherë të matet territori”, ka thënë Berisha për “lajmi.net”.

Sipas Berishës, që ka qenë edhe kryetar i Komunës së Pejës, çdo gjë është e papranueshme derisa nuk bëhet demarkimi i kufirit.

“Kështu që për ne është çdo gjë e papranueshme derisa nuk bëhet demarkimi i plotë i kufirit dhe derisa nuk kalon ajo marrëveshje në Kuvend. Do të thotë njëherë duhet të caktohet kufiri që është në Çakorr dhe Kullë, atëherë duhet të bëhet matje e territorit”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka mbajtur sot, ka miratuar propozimin për krijimin e një komisioni për matjen e territorit të Kosovës. Propozimin e kishte dhënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që ka marr mbështetjen e kabinetit qeveritar.

Exit mobile version