Site icon Telegrafi

AAK e vendosur: Nuk lëshojmë pe për demarkacionin (Video)

Nonëse janë shtuar zërat se menjëherë pas kthimit nga New York, kryeministri do ta thërras një tryezë me liderët e partive politike për të negociuar për demarkacionin me Malin e Zi, ftesat ende nuk janë dorëzuar nëpër partitë politike.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka thënë në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel se ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë zyrtare prej kryeministrit.

“Në qoftë se kryeministri e thirret tryezën dhe vendos ta diskutojë versionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit, atëherë kjo nuk do të ishte aspak serioze dhe nuk do të ketë kurrfarë efekti”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai ka thënë se AAK nuk lëshon pe nga qëndrimet e mëparshme, për arsyeje se këtu është interesi i qytetarëve.

“Ne AAK, si parti politike, çdo herë kemi qenë për dialog dhe jemi për dialog kur është në pyetje interesi i qytetarit”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Muharremaj e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje në tryezën e fundit për demarkacion si dhe numrin e pjesëmarrësve në protestën e fundit të kësaj Lëvizje. /TribunaChannel/

Exit mobile version