Site icon Telegrafi

AAK dhe Nisma lusin VV-në të dal në protestën e 14 majit

 

Zëdhënësi për media i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj dhe deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti e kanë lutur lëvizjen Vetëvendosje të marrin pjesë në protestën e organizuar nga këto dy parti.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër protestës së 14 majit të organizuar nga dy partitë opozitare kundër qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa.

Muharrem Nitaj ka thënë në “Click” të RTV 21 se nëse VV-ja e do largimin e qeverisë LDK-PDK, le të del në protestë.

“Nëse e ka me shpirt dhe janë të vendosur, Vetëvendosja le të del në protestën e ardhshme”, ka thënë ndër të tjerash Nitaj.

Edhe deputeti kosovar ka bërë thirrje që aktivistët dhe zyrtarët e VV-së të protestojnë më 14 maj.

“I lutem që Vetëvendosjes që ti bashkohen protestës së AAK-së dhe Nismës”, tha Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version