Site icon Telegrafi

A u ‘tradhtua’ Shkurte Fejza nga Shyhretja, Remiza dhe Motrat Mustafa?

Bilbilat e Mushtisht’ në të cilin bëjnë pjesë, Shyhrete Behluli, Motrat Mustafa dhe Remzie Osmani po e sjellin një projekt të ri.

Por, në këtë mes, pjesë e tyre nuk është Shkurte Fejza, e cila gjithashtu është nga Mushtishti dhe që njihet për duetet me to, transmeton Tribuna.

Pas lajmit se kjo katërshe po sjell duet të ri, ngrihet si pikëpyetje fakti pse Shkurta s’është e ftuar në këtë projekt.

Gazeta Tribuna ka kontaktuar me burrin e Shkurtës, i cili ka thënë se nuk kanë pas ndonjë propozim që edhe Shkurta me qenë pjesë e këngës.

“Realisht, Shkurta nuk ka marrë ndonjë propozim që të jetë pjesë e kësaj kënge dhe e vërteta është se nuk kemi pas njohuri për këtë projekt, veç kur e kemi pa në portale. Sidoqoftë, ne jemi në përgatitje të projekteve të reja” ka thënë ai.

I pyetur se a mendon që ky mosbashkëpunim mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre, përgjigja e tij ishte ‘S’ma merr mendja’. /Telegrafi/

Exit mobile version