Në episodin e pestë të franshizës “Mission: Impossible”, Ethan Hunt (Tom Cruise), agjenti i inteligjencës ndërkombëtare, është në kërkim të një krimineli.
Hunt nuk ka zgjedhje tjetër përveç se të hyjë në aksion mbi zbulimin e një shërbimi rival të inteligjencës, të cilin e ka formuar një tradhtar i rrezikshëm i kombit.
Veteranët e franshizës Jeremy Renner, Simon Pegg dhe Ving Rhames, të gjithë janë kthyer dhe janë aleatë të agjentit Hunt në Impossible Missions Force, transmeton Koha.net.
Aktorët e ri në këtë episod janë Alec Baldwin në rolin e shefit të ri të CIA-së dhe Rebecca Ferguson si joshësja Ilsa Faust.
Filmi e ribashkon Tom Cruise-in me regjisorin e tij të filmit “Valkyrie and Jack Reacher”, Christopher McQuarrie.
“Mission: Impossible – Rogue Nation” pritet të shfaqet më 30 korrik në Britaninë e Madhe dhe më 31 korrik në Shtetet e Bashkuara.