Site icon Telegrafi

A jeni edhe ju në mesin e 37 për qind të femrave, që përjetojnë “orgazëm gjumi”?

Derisa dihet se shumë meshkuj, ejakulojnë gjatë adoleshencës në gjumë – fenomen i quajtur “ëndrra të lagura” – hulumtimi i ri, zbulon se u ndodhë edhe femrave.

Sipas hulumtuesve nga Shtete e Bashkuara, 37 për qind e femrave, kanë përjetuar orgazëm, derisa kanë qenë duke fjetur, para moshës 45-vjeçare.

Në fakt, femrat përjetojnë “orgazma të natës”, që nga adoleshenca, deri në moshën 50-vjeçare, pa marrë parasysh, nëse janë të martuara apo jo.

Në raport janë përfshirë të dhënat e 11,000 femrave, jetës së tyre seksuale dhe orgazmave, transmeton Telegrafi.

Sipas gjetjeve, del se 37 për qind e tyre, kanë përjetuar orgazëm gjatë gjumit, ndërsa nuk japen fakte konkrete, se si mund të arrihet një kënaqësi e tillë.

Një grua i ka thënë revistës Broadly, se ajo ka përjetuar orgazëm gjatë natës, teksa ishte duke kaluar një “periudhë thatësie”, sa i përket marrëdhënieve seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version