Është publikuar fotografia për të cilën sigurimi i Gruevskit ”ju afrua” gazetarëve të televizionit nacional Tv 21 dhe i kërkoi që të fshijnë fotografitë e bëra përderisa ish kryeministri ishte duke bërë shëtitje nëpër sheshin Maqedonia në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga TV21, konsiderojnë se ish-kryeministri si fytyrë publike, është mirë të dihet se çfarë bënë dhe se sillet ai, ndërsa i bëjnë thirrje partisë së tij, dhe ministrisë së punëve të brendshme që të sqarohen për këtë incident.
Kamerat e sigurimit të TV21 e kanë xhiruar ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pa leje në hapësirat e këtij televizioni./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)