Djali i cili pohonte se kënga e Britney Sperars “Pice of Me” kishte marrë pjesë të muzikës nga libraria e tij, është tërhequr, sepse gjykimi po i merrte atij shumë para.
Kirk Rothum vullnetarisht është tërhequr nga akuzat që i kishte ngritur kundër “Sony Music”, transmeton koha.net.
Rothum kishte ngritur padi kudër grupit të Britney në maj, duke pretenduar se “uhh” dhe “oh yeah” ishin marrë, pa pyetur, nga libraria e tij e muzikës, ndërsa ai kurrë nuk mori asnjë monedhë për këtë.
Sipas burimeve të TMZ, Rothum vendosi të “ngre” flamurin e bardhë, pasi ai ishte i lodhur nga harxhimet e mëdha, ndërsa çështja gjyqësore nuk po merrte drejtim. /Telegrafi/