Vetëm pak ditë pasi u dha vendimi se 50 Cent duhet t’i paguante një gruaje 7 milionë dollarë për shkak se postoi një video të sajën me Rick Ross duke kryer marrëdhënie seksuale, reperi shpalli falimentimin duke deklaruar se ishte trokë .
Megjithatë nuk e dimë se si do të reagojë drejtësia, kur të shohë videon e fundit që artisti ka postuar në rrjetin social Instagram.
E themi këtë pasi së fundmi 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson III, ka shfaqur përmes një video postimi rezidencen e tij të re pozicionuar në kontinentin afrikan.
Në koment ai shkruan se kjo është perandoria e tij e re në të cilën do të bëhen festat më të çmendura, megjithatë nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të shtëpisë.
Mos ndoshta ky ishte një veprim i nxituar nga ana e 50 Cent?!