Site icon Telegrafi

A është shtatzënë Vesa Luma?

Një fotografi e publikuar nga këngëtarja Vesa Luma, me mbishkrimin “loading…” nxiti thashetheme në publik.

Mediet e shumta elektronike aluduan në një shtatzëni të mundshme të këngëtares, por kjo nuk qëndron aspak, bën të ditur emisioni Express.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i këngëtares po në rrjete sociale.

Në “Facebook” ajo me shkaka ka shkruar: “Çka m’ka zbukuru shtatzënia…” Ndërsa më pas këngëtarja shpjegon se e tëra ka qenë një keqkuptim…

“Nuk jam shtatzanë… Shpresojmë që kurdo që te bojm plan te kemi një shtatzani te lehtë e të bukur. Një keqkuptim nga mediat…
Flm për mesazhe urimi gjithsesi”.

Është ky shkrimi që Vesa Luma ia ka bashkangjitur kësaj fotografie.

Eh lajmet e pa konfirmuara… Me “loading” Vesa i është referuar emisionit të cilin është duke e realizuar, dhe i cili do të fillojë shumë shpejt të transmetohet në Kohavision.

Ky emision do t’ju relaksojë të dielave pasdite, pasi do të jetë një format argëtues dhe shumë interesant. Por, kaq sa i përket këtij emisioni për këtë javë, pasi detajet e hollësishme Expressi ju sjell javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version