Site icon Telegrafi

A është mbushur mend Chris Brown?!

Ditë më parë u raportua se reperit amerikan Chris Brown i është ndaluar të futet në Australi.

Reperi nuk u lejua të mbajë koncertet e tij në kuadër të turit “One hell of a nite” për shkak të dhunës së ushtruar ndaj ish të dashurës së tij, Rihannës, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që artisti të reflektoj dhe skenat e dhunës apo krimit t’i lë në të kaluarën.

Ylli 26 vjeçar ka deklaruar përmes Twitterit se nëse lejohet të futet në Australi për katër koncertet e tij atëhere ai ka ndermënd të nisë nje fushatë kundër dhunës në familje për të rritur ndërgjegjesimin e njerëzve.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë ishte sa për t’i mbushur mendjen ministrit të migracionit në Australi, Peter Dutton, apo reperi me të vërtetë ka vendosur të ndryshoj. /Telegrafi/


Exit mobile version