Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, duket se tashmë është në një lidhje të re.
Tabloidet spekulojnë se superylli i Real Madridit ka nisur një romancë me modelen Daniella Chavez, transmeton koha.net.
‘Lepurushja’ e Playboy është e njohur për fotografitë e saj provokuese, ndërsa tani ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të lidhjes së saj me futbollistin e famshëm.
Përderisa Irina Shayk, ish e dashura e tij, është duke përjetuar dashurinë në krahët e aktorit Bradley Cooper, Cristiano ka vendosur të vazhdojë lidhjet në botën e modës. /Telegrafi/