Teuta Krasniqi u paraqit në premierën e filmit “Distant Angels” me të dashurin e saj apo bashkëshortin, Adonis Morinën.
Muaj më parë u ngritën një valë spekulimesh të reja se Teuta mund të jetë martuar në një ceremoni shumë private me fitnes trajnerin e saj.
Sidoqoftë, gjatë permierës së filmit të saj të ri, i cili bëri bujë për shkak të skenave nudo të aktores, ajo është shfaqur edhe me një unazë mjaft luksoze që kishte një diamant të madh, shkruan Telegrafi.
A është kjo unaza e martesës së Teutës? Këtë e di vetëm ajo, por spekulimet për statusin e saj dhe jetën private vazhdojnë.
Ditë më parë u publikuan imazhe të reja nga skena nudo, që e nxiti këngëtaren të reagojë për këtë fakt duke akuzuar mediat, ani pse kjo i ka shërbyer si promovim të filmit ku ajo ka rol kryesor. /Telegrafi/