Megjithëse njihen si ndër djelmoshat më simpatikë të estradës, ata ndonjëherë edhe bëjnë ndonjë gjest të pahijshëm.
Adriani, Lindoni dhe Floriani janë fotografuar teksa urinojnë në një hapësirë publike, transmeton Telegrafi.
Ky akt përbën thyerje të ligjit dhe vandalizimi i pronës publike në shtetin shqiptar dënohet me gjobë.
Ky ligj, i cili ka kohë që ka filluar të zbatohet nuk dihet nëse do të përfshijë edhe artistët shkupjan.
Ndryshe treshja e suksesshme artistike, pas një sërë koncertesh në trojet shqiptare, kanë nisur turneun e tyre në Europë, duke ndezur publikun e pranishëm në çdo koncert. /Telegrafi/