Eva Longoria ishte në qendër të vëmendjes gjatë një dite pushimi në Kankun të Meksikës.
Aktorja, tregonte trupin e saj në bikini, por ajo që binte në sy ishte fasha që kishte vendosur në shpinë, pas fshirjes së kryqit tatto.
40 vjeçarja nuk ka folur rreth arsyes së heqjes së kryqit, por disa zëra janë ngritur duke aluduar në kalimin e aktores në tjetër besim fetar.
Tatuazhin e bërë shumë kohë më parë, Eva e ka trajtuar me lazer. /Telegrafi/