Telegrafi

DiCaprio grumbullon 45 milionë dollarë, një pjesë ua dhuron familjeve të viktimave në Nice

Fondacioni për mbrojtjen e ambientit, themelues i të cilit është Leonardo DiCaprio, këtë vit ka grumbulluar 45 milionë dollarë.

Në gala mbrëmjen tradicionale që është mbajtur në St. Tropez, mysafirët e aktorit kanë qenë dorëlirë.

Lexo po ashtu Di Caprio dhuron aksionet e kompanisë fermerëve në Amazonë (Foto)

Një pjesë të parave, DiCaprio ka vendosur t’ua dhurojë edhe familjeve të viktimave në Nice të Francës.

Ceremoninë e kanë udhëhequr Chris Rock dhe Mariah Carey, ndërsa publikun e kanë argëtuar Lana del Rey dhe Andrea Bocelli.

Lexo po ashtu Dhe ndodh, Leonardo DiCaprio fiton Oscarin! (Foto/Video)

Hamshori hollivudian ka mbajtur edhe një ankand, ndërsa nga gjërat që janë shitur ishin edhe manshetat e diamantit dhe ora Rolex që e ka mbajtur mbrëmjen kur e fitoi çmimin Oscar për filmin “The Revenant”. /Telegrafi/