Site icon Telegrafi

93 pacientë me coronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, 5 janë në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive në QKUK po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19. Sipas raportit të kësaj klinikne sot janë të hospitalizuar 97 raste prej tyre 93 me coronavirus.

Prej 93 rasteve me COVID-19, 41 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Klinika ka njoftuar se sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me COVID- 19 dhe poashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version