Munich Motor Show kishte plot debutime, por një nga veturat më të mrekullueshme nuk mund të vozitej. Në fakt ajo ka një gjatësi prej afro 2 kateve dhe madje nuk ka fare rrota.
Bëhet fjalë për një Porsche 911 me një super-madhësi, e cila ndodhet në Wittelsbacherplatz, dhe është bërë favorite për shumë fanatikë, njëjtë sikurse rosaku gjigant i cili ishte vendosur në Detroit Auto Show vitin e kaluar.
Porshce nuk dha shumë informata në lidhje me modelin “XXL”, por ajo përmban një strukturë të jashtme me ngjyrë të kuqe dhe të zezë e ndërtuar në formën e veturës sportive ikonike, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.
Tutje, çatia, kofano dhe xhami i përparmë janë të mbuluara për ta mbrojtur interierin e hapur nga elementë të ndryshëm.
Ragnar Schulte, kreu i Porsche për Marketing Eksprimental tha: “911-shi është i famshëm në të gjithë botën për siluetën e saj unike”.
“Kjo skulpturë është para së gjithash një simbol që përfaqëson historitë dhe përvojat e shumta të entuziastëve, fansave dhe klientëve që kanë formuar imazhin ikonik të 911 në mbarë botën”, shtoi tutje ai.
Modelit gjigant i janë bashkëngjitur edhe një model klasik i 911, një Taycan si dhe Cayenne Turbo E-Hybrid i ri. /Telegrafi/