Pas lajmit që vetë këngëtarja, Bebe Rexha publikoi në profilet e saj sociale, është zbuluar data se kur do të mbërrijë në Shqipëri.
Kantautorja shqiptare me famë botërore do të performojë në Tiranë ditën e premte, më 9 shtator.
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare lindi në New York me emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, por krahas këngës ndoqi edhe pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.
Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.
Ndër hitet më të njohura të saj janë “No Broken Hearts”, bashkëpunim me Nicky Minaj; “Hey Mama”, “Me, Myself and I”, etj.