Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jep mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë për të mbledhur 61 deputetë, shumicë për të formuar qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po rrjedh.
Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrinë ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.
Përbërja e re e Parlamentit është e përbërë nga 51 deputet të OBRM-PDUKM-së, LSDM-ja 49 mandate, BDI – 10, Lëvizja Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2 deputetë. /Telegrafi/