Site icon Telegrafi

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Dy gra kanë lajmëruar në polici se më 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë e vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të hënën rreth orës 11:20, në Prishtinë.

Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar.

“Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version