Site icon Telegrafi

84% e popullatës në Maqedoni janë religjioz

Religion confusion

Në Maqedoni, 84 përqind e popullsisë është fetare, jofetare 10 përqind dhe 1 përqind e deklarojnë veten ateistë. 88 përqind e popullsisë deklarojnë se besojnë në Zot, 6 përqind nuk besojnë dhe ata të njëjtit nuk e dinë nëse besojnë ose nuk kanë përgjigje në pyetjen e sondazhit të kryer nga Brima Gallup të 1,210 të të anketuarve të moshës mbi 15 vjet në shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në anketën që është zbatuar në 68 vende të botës nga Vin Gallup International si pjesë e studimit 40-vjeçar të vendeve fqinje, më fetare është deklaruar Kosova (94%) pastaj Serbia (75%), Greqia (73 %), Shqipëria (56%) dhe Bullgaria 51%. Nga vendet fqinje, rreth 100% e të anketuarve nga Kosova janë deklaruar se besojnë në Zot, 80% në Shqipëri, 79% në Serbi, 75% në Greqi dhe 58% e të anketuarve bullgarë janë deklaruar se ata besojnë.

Globalisht janë intervistuar një total prej 66,541 personave nga të cilat 62% e kanë deklaruar veten si fetarë, 74% besojnë se njeriu ka shpirt dhe 71% besojnë në Zot, 56% në Parajsë, 54% në jetën pas vdekjes, dhe 49% besojnë se ka një Fer.

Në përgjithësi, në mesin e njerëzve me nivel më të lartë të arsimit dhe të ardhura më të larta, niveli i fesë është në rënie.

Hulumtimi tregon se vendet më fetare janë Tajlanda (98%) dhe Nigeria (97%), pastaj menjëherë Kosova, India, Gana, Papua Guinea e Re dhe Bregu i Fildishtë (në të gjitha vendet 94% e njerëzve janë deklaruar si fetarë). Nga ana tjetër, Kina është vendi më pak fetar, shtatë nga dhjetë të anketuar janë deklaruar ateist dhe 23% e konsiderojnë veten jofetar.

Hulumtimi është zbatuar nga 25 nëntor deri më 2 dhjetor 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version