81 boksa të cigareve Marlboro të kuqe dhe të bardhë pa banderola janë gjetur gjatë kontrollit të disa valixheve të një pasagjeri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:05 në aeroportin “Adem Jashari”.
Tutje sipas raportit bëhet e ditur se e gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës.
“Më datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje të një pasagjeri në dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro.
Pas kontrollit të mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se të njëjtit i janë gjetur gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me rastin është marr njësiti i hetimeve të Doganës. /Telegrafi/