Site icon Telegrafi

’80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet’, Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se zgjedhjet lokale mund të kenë një ndikim në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, Hamza refuzoi të komentonte më gjatë mbi këtë çështje, duke theksuar se nuk është e shëndetshme për shtetin të parashikohen proceset e mëvonshme.

Ai potencoi se zgjedhja e presidentit është një proces i ndarë.

“Çështja e presidentit vjen në prill të vitit të ardhshëm dhe është një proces i ndarë. Për t’u zgjedhur presidenti, nevojiten të paktën 80 vota”, tha ai, duke shtuar se aktualisht asnjëra palë nuk i ka këto vota.

“80 vota në këtë format nuk i ka as opozita, por as Lëvizja Vetëvendosje së bashku me minoritetet, pavarësisht se si pozicionohen ato”, shtoi Hamza.

Ai theksoi se është e rëndësishme të krijohet hapësirë për dialog dhe bashkëpunim mes palëve politike.

“Kjo situatë lë hapësirë për ulje në tavolinë dhe diskutime”, u shpreh Hamza në Rubikon.

Exit mobile version