Klubi francez, PSG është duke menduar për ta forcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Dyshja sulmuese e kampionëve në fuqi te Francës, Zlatan Ibrahimoviq dhe Edinson Cavani duket se kanë vendosur të largohen nga Parisi në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave franceze, PSG është duke e interesuar për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoni Griezmann, transmeton KosovaPress.
Francezi është duke bërë një super sezon me madrilenët, madje, ai ishte njeriu kryesor në fitoren e Atleticos në përballje me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Raportohet se krerët e PSG-së do ta provojnë ta bindin lojtarin që të transferohet në “Parkun e Princave”, edhe pse lojtari ditë më parë deklaroi se “ndihet rehat në Atletico Madrid”.
Siç shkruajnë mediat franceze, PSG ka gati 80 milionë euro për 24 vjeçarin. /Telegrafi/