Telegrafi

Më 8 korrik shpallet konkursi, UP pranon 8,500 studentë

Universiteti i Prishtinës, më 8 korrik do ta shpall konkursin për regjistrim të studentëve të rinj në nivelin bachelor, derisa në të gjitha drejtimet, në këtë universite,t do të pranohen 8,500 studentë të rinj.

Një lajm të tillë për KosovaPress e ka konfirmuar rektori i UP-së, Marjan Dema.

“Nuk dua të predikoj me numrin e studentëve në pranim, se është çështje e Senatit dhe ministrit me sjell numrin, por afërsisht 8,500 do të sillet diku numri i studentëve të rregullt, me korrespodencë, minoritarë…”, ka thënë ai.

Përndryshe, Universiteti i Prishtinës bën kërkesë për numrin e studentëve, të cilin numër pastaj e miraton ministri i Arsimit. ]