Site icon Telegrafi

79-vjeçari nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00 qytetari nga Ferizaj, H.Musliu i moshës 79 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Reçaku” në Ferizaj dhe menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Në njoftimin për media bebet e ditur se në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë: 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version