Telegrafi

71 aksidente brenda 24 orëve, një me fatalitet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur 71 aksidente.

Sipas raportit policor një aksident me fatalitet, 31 aksidente me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme material.

Në raport thuhet se janë shqiptuar 942 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 23 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe pesë në vuajtje të dënimit./Telegrafi/