Rreth 700.000 vezë të infektuara nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë, janë importuar në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Autoriteti britanik për sigurinë ushqimore.
“Është e mundur që numri i vezëve që janë futur në Britaninë e Madhe është rreth 700.000”, njoftoi Autoriteti britanik, raporton BBC.
“Kjo sasi përbën 0,007 për qind e vezëve të konsumuara çdo vit në vend”, shtoi ai.
Kjo sasi vezësh nuk është shitur direkt tek konsumatori, por është përdorur në prodhimin e produkteve ushqimore, kryesisht si shoqëruese në sandviçë dhe disa produkte të tjera të ngrira si sallata.