Site icon Telegrafi

70 ton kimikate helmuese-eksplozive vazhdojnë të mbeten të deponuara në magazinat e fabrikës Ohis

Rreth 70 ton kimikate helmuese-eksplozive vazhdojnë të mbeten të deponuara në magazinat e fabrikës Ohis, e cila tash e dy muaj është në falimentin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Portali Start njofton se bëhet fjalë për kloride, metanol dhe substanca tjera, të cilat janë helmuese, por edhe të djegshme. Administruesi i falimentimit, Marinko Sazdov, thotë se këto kimikate mbahen sipas regullave ligjore, me mbikëqyrje ditore të inxhinjerëve dhe se raportohet regullisht në ministrinë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Deri më 15 korrik, duhet që në kuvend të vendoset nëse do të shkohet në likuidim apo riorganizim të kompanisë, ndërkaq një pronar i ri, do të duhet që të merret me menaxhimin e këtyre kimikateve./Telegrafi/

Exit mobile version