70 të mitur shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2021 duke shënuar rekord në krahasim me vendet e rajonit.
Sipas Eurostat nga Kosova ishin 20 të mitur të pashoqëruar që kërkuan azil, nga Maqedonia e Veriut 5, ndërsa nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk pati asnjë aplikim.
Në 2020-tën numri i të miturve shqiptarë të pashoqëruar në vendet e BE-së ka qene 75, ndërsa në 2019-tën ka qenë 160.
Belgjika ishte shteti më i preferuar ku kanë aplikuar minorenët shqiptarë, me 25 të tilla, ndjekur nga Suedia, Greqia dhe Gjermania me nga 10 secila.
Deri në vitin 2019 kryesonin Gjermania dhe Franca. /Euronews Albania/