Nga ta kuptoni nëse jeni me njeriun e jetës apo thjesht me një të dashur që është kalimtar?
1. I dashuri dëshiron të “shoqërohet”, bashkëshorti dëshiron të qëndrojë me ju
I dashuri dëshiron të argëtohet pa obligime. Bashkëshorti ju shoqëron dhe ju cakton takime dhe ia dini se çfarë qëllimesh ka.
2. Bisedat me bashkëshortin janë më të sinqerta dhe më serioze
I dashuri bisedon me ju për persona të tjerë, bën shaka me njerëzit që janë të afërt me ju dhe ju tregon barsoleta, sepse nuk mund të krijojë me ju një lidhje më serioze. Bashkëshorti dëshiron të bisedojë me ju për interesimet e tjera të përbashkëta, transmeton Telegrafi.
3. Me bashkëshortin grindeni më pak
I dashuri reagon ndaj qëndrimit tuaj, i merr personalisht dhe ju përgjigjet ashpër derisa të mos shndërrohen në grindje të madhe. Bashkëshorti do ta kuptojë qëndrimin tuaj dhe do të pajtohet.
4. I dashuri i kushton më shumë rëndësi dukjes suaj
I dashuri i kushton më shumë kujdes dukjes. Bashkëshorti e kupton se çdo kush i ka ditët e mira dhe të këqija dhe nuk do t’ju kritikojë dhe nuk do t’ju dojë më pak nëse nuk jeni rregulluar në mënyrë të përsosur.
5. Bashkëshorti e di kuptimin e fjalëve “Të dua”
I dashuri do t’ju thotë “Më fal” kur dëshiron që të kuptoni dhe të ndërprisni t’ia përsërisni dhe fjalët “Të dua”, sepse nuk dëshiron t’ju humbë. Bashkëshorti do t’ju thotë “Më fal” atëherë kur vërtet do t’i vijë keq për diçka, ndërkaq “Të dua” vetëm atëherë kur vërtet mendon ashtu, ndërsa këtë do ta tregojë me vepra vazhdimisht.
6. I dashuri nuk ka nevojë për miqtë tuaj
I dashuri nuk dëshiron t’i njohë miqtë tuaj, ndërkaq bashkëshorti dëshiron t’i njohë, siç edhe dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë e tij.
7. I dashuri rrallë do t’ju dëgjojë me kujdes
I dashuri rrallë ndodh t’ju dëgjojë me kujdes atë që ju i tregoni. Bashkëshorti do ta trajtojë të rëndësishme atë që i tregoni. Ai dëshiron të dijë se çka mendoni, qoftë ajo edhe ndonjë gjë jo gjithaq e rëndësishme. /Telegrafi/