Telegrafi

69 vjeçari nga Shtimja dorëzon në polici armën që kishte me leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetari me inicialet D. B i moshës 69 vjeçar nga një fshat i komunës së Shtimes, ka bërë kërkesë në stacionin e policisë në Shtime që ta dorëzojë armën e zjarrit, për të cilën posedonte leje për armëmbajtje.

Ai dorëzimin e armës së zjarrit e ka bërë në mënyrë vullnetare, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Sektori i hetimeve nga stacioni i policisë në Shtime, nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i ka kryer procedurat e nevojshme, për pranim-dorëzimin dhe arma e zjarrit e dorëzuar nga qytetari është deponuar në stacionin e policisë në Shtime për procedura tjera”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin D.B për gjestin e mirë dhe gatishmërinë e tij për të dorëzuar armën e zjarrit që kishte me leje, në vendin e sigurt, në stacionin e policisë. /Telegrafi/