Site icon Telegrafi

62 zyrtarë u paditën për abuzime me detyrën vitin e kaluar në Shqipëri, asnjë veprim nga prokuroria

44 drejtues dhe 18 specialistë, punonjës në administratën shtetërore në Shqipëri janë kallëzuar në Prokurori vitin e kaluar.

Kallëzimet penale për 62 individë janë bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzimet me detyrën, por Prokuroria ende është në proces veprimi.

“Kallëzimet janë mbështetur në prova të plota dhe jo në dyshime. Prokuroria po kryen të gjitha veprimet. Jam i bindur se në vijimësi rezultatet do të jenë konkrete”, thotë Arben Shehu, kryetar i kontrollit të lartë të shtetit

Përveç padive, KLSH ka dhënë mbi 4200 rekomandime për përmirësimin e punës dhe menaxhimin e financave në institucione, por një pjesë e tyre janë shpërfillur.

“Ka një shifër të konvertuar në 6% të rekomandimeve të pazbatuara”, tregon Shehu.

Institucionet shtetërore shkaktuan 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021, nga të cilat 458 milionë janë të ardhura të munguara në buxhet për keqadministrim të institucionit dhe pjesa tjetër dëm i drejtpërdrejtë monetar. /Euronews Albania/

Exit mobile version