Ai ka promovuar pa u lodhur rikthimin e tij si Ethan Hunt në filmin e shtatë të “Mission Impossible”.
Dhe Tom Cruise e ‘jetoi’ personazhin e tij të guximshëm të shtunën ndërsa hipi në helikopterin e tij privat nga heliporti Battersea të shtunën.
Ylli i Hollyeoodit, 60 vjeç, kishte veshur një bluzë polo ngjyrë blu dhe xhinse teksa po shkonte drejt helikopterit të tij, shkruan DailyMail.
Ai e kombinoi pamjen me një palë çizme të zeza dhe aksesor, përkatësisht një orë klasike.
Aktori dukej në humor të mirë teksa u fotografua para se të hipte në helikopterin privat dhe të nisej për në Biggin Hill.
Ylli i Hollywoodit ka qenë i zënë për pjesën e ardhshme të “Mission Impossible”.
Të enjten, aktori i “Magnolia” në tapetin e kuq të premierës së “Mission: Impossible 7 Dead Reckoning Part One” në Londër.
Premiera botërore, e cila u zhvillua në Romë në fillim të kësaj jave, mori vlerësime të mira nga kritikët e hershëm, të cilët e quajtën atë ‘dinamit’ dhe e sugjeruan se do të ishte një hit veror në fushën e filmit. /Telegrafi/