Telegrafi

60% e harxhimeve të qytetarëve të Maqedonisë shkon për ushqim dhe fatura

Mbi 60% e harxhimeve personale në Maqedoni shkon për ushqim dhe faturat. Sipas statistikave 43% e shpenzimeve shkon për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërsa 17,4% shpenzohet për qira, faturat dhe karburantin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në baza mujore llogaritja e sindikatave tregon se një familje mesatarisht harxhon 13,300 denarë në ushqim dhe pothuajse njëjtë fatuarat dhe transport. Në veshje qytetarët e Maqedonisë mesatarisht harxhojnë 2000 denarë, për kulturë 1000 denarë, ndërsa për shëndetin 680 denarë.

Stasistikat e sindikatave tregojnë se këto numra nuk do të ndërrojnë edhe në dy vitet e ardhme./Telegrafi/