Maqedonia mbetet në pozitë status-quo në rrugën drejt BE-së, ndërsa gjithnjë e më e sigurt po bëhet që Shqipëria në muajt e ardhshëm do të fillojë që të hap kapitujt negociues. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se “Shqipëria do të na tejkalojë” duke numëruar edhe pesë vende që na lanë pas.
“Ishim në grup me Rumaninë dhe Bullgarinë…që të dalim nga ai grup, më pas ishim me Kroacinë, që të dalim edhe nga ai grup, më pas me Serbinë dhe Malin e Zi, që edhe ai grup të na tejkalojë, e më pas me Shqipërinë, ndërsa tani ja edhe Shqipëria do të na tejkalojë”, tha Hristijan Mickoski, krymeinistër.
Sipas analistit Marko Troshanovski, ndarja e Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë do të shkaktojë frustrime edhe ndaj BE-së për shkak të procesit të paparashikueshëm të integrimit.
Megjithatë siç shtoi Troshanovski, hapi i tillë mund të ndikojë edhe në planin e brendshëm.
“Natyrisht, komuniteti etnik shqiptar mund ta shohë ndarjen ose vazhdimin e rrugës europiane të Shqipërisë si diçka që ndoshta do të ndikonte në uljen e besnikërisë ndaj vendit ose në aspiratat më të mëdha për marrëdhënie më të ngushta me Shqipërinë, por do të thosha se sipas hulumtimeve kjo është e mundur vetëm ndërmjet një pjesë e komunitetit etnik shqiptar, ndërsa ka edhe një pjesë të madhe që ka mirëkuptim për situatën””, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.
Mickoski më herët kishte paralajmëruar se në Bruksel do të diskutojë për mundësitë e garancive në rrugën e vendit drejt BE-së, por pas kthimit nga vizita e punës, personi i parë i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel porositi që Maqedonia t’i përmbahet marrëveshjeve tashmë të dakorduara. Sipas Troshanovskit, njoftimet për ndryshim të mundshëm të kornizës së negociatave janë joreale. Ai shtoi se shanset tani janë edhe më të vogla, sepse kjo do të varet edhe nga Bullgaria, me të cilën marrëdhëniet po përkeqësohen.