6 shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për zhvatje të parave përmes dhunës nga punëdhënësit.
Ata u arrestuan nga policia e Corigliano Calabro pas ankesave për gjobëvënie të punëdhënësit Italian.
Mediat italiane raportojnë se hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit.
Ende nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes në fjalë. /Telegrafi/