Më 6 dhjetor duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Trajektorja”, në të cilën të akuzuar janë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakievski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski.
Në këtë rast të akuzuarit ngarkohen, pasi që në vitin 2012 dhe 2013 gjatë procedurës për zgjedhje të koncesionerëve për ndërtim të autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër nuk kanë respektuar rregullat për dhënien e tenderit dhe kanë lejuar një kompani në mënyrë joligjore të fitojë prona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto persona në procedurën për kërkesë të ofertuesit më të mirë, në kundërshtim me ligjin kanë përzgjedhur një kompani kineze për ndërtimin e rrugëve Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër./Telegrafi/