Site icon Telegrafi

5,795 raste aktive me coronavirus në Kosovë, paralajmërohet lehtësim i masave

Foto: Arkiv

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795.

Në kohën kur në Evropë ka shtrëngim të masave, një ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar për lehtësimin e masave.

“Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me COVID19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë  thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave antiCOVID për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka shkruar Zemaj një ditë më parë në Facebook.

Duke pasur parasysh që zgjedhjet do të mbahet më 14 shkurt, IKSHPK ditë më parë ka bërë thirrje për respektimin e masave antiCOVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version