Site icon Telegrafi

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, njëri prej tyre ishte me fatalitet

Foto ilustruese

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ka qenë me fatalitet.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre qytetarë janë goditur nga një veturë, e cila e ka humbur kontrollin.

Viktimat ishin të gjinisë mashkullore, të moshës rreth 20 vjeç, transmeton Telegrafi.

“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo po ashtu Policia: Tre viktimat e aksidentit në Prizren u goditen nga vetura – arrestohet i dyshuari

Po ashtu, në raport policor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur edhe 20 aksidente tjera me persona të lënduar, dhe 35 tjerë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version