Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmua se personi i vrarë gjatë ditës së sotme në Tërbovc, është vrarë nga vëllai i tij rreth 58 vjeç.
“Sipas prokurorit kujdestar, i dyshuari është nga Franca, ka ardhur për pushime dhe ka vrarë vëllaun e tij.
I dyshuari ka pasaportë zvicerane. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, kemi kontaktuar edhe me aeroportin pasi që i dyshuari është në arrati dhe mund të dalë jashtë vendit”, ka thënë kryeprokurori Imer Beka për Kallxo.
Ai shtoi se motivet e vrasjes janë edhe të paqarta.