Telegrafi

As 54 pikët e James Hardenit nuk e ndihmojnë Houstonin, pëson humbje kundër Washingtonit

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Në ndeshjen e mbrëmshme në ligën NBA, Washington Wizards ka triumfuar pas kohës shtesë kundër Houston Rockets me rezultat 135-131.

Periudha e parë dhe e tretë i takuan “raketave” gjersa ‘magjistarët’ treguan lopë të bukur në çerekun e dytë dhe katërt, e cila në fund rezultoi 125-125.

Në vazhdimin e parë dhe të fundit të pesë minutave, basketbollistët e Wizards shfaqen paraqitje të mirë dhe në fund triumfuan.

Houstonin nuk e ka ndihmuar as performanca e jashtëzakonshme e James Harden, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 54 pikëve, 13 asistimeve dhe pati tetë kërcime.

Eric Gordon shënoi 36 pikë dhe Clint Chapelle 17 sosh, por lojtarët rezervë shtuan vetëm nëntë pikë.

Nga ana tjetër, John Wool përfundoi ndeshjen me 36 pikë, nga të cilat gjashtë në kohë shtesë dhe kishte 11 asistime. Bill shënoi 32 pikë, Markif Morris shtoi 22 sosh dhe pati dhjetë kërcime.

Lexo po ashtu Rezultatet dhe video sekuencat e ndeshjeve të mbrëmshme në NBA

Rockets kanë bilanc prej nëntë fitoreve dhe dhjetë humbjeve gjersa për Washingtonin kjo ishte fitorja e tetë kundrejt 15 pësime.

Në takimin e radhës Houstoni do të takohet me Dallas Mavericks gjersa Washingtoni do të ballafaqohet me New Orleans Pelicans. /Telegrafi/