Telegrafi

520 ditë nga goli i fundit i Iniestas, e shënoi pikërisht ndaj Realit (Video)

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, mund të mos jetë duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e tij, por është mjaft qesharak fakti se ai rrjetën për herë të fundit e gjeti pikërisht ndaj Real Madridit.

Duhet të ktheheni plot 520 ditë prapa për të kujtuar golin e fundit të Andres Iniestas në La Liga, dhe ishte shënuar pikërisht ndaj askujt tjetër pos Real madridit në një fitore impresive prej 4-0 në Santiago Bernabeu.

Për më shumë, goli tjetër para golit të fundit erdhi 609 ditë më parë, po ashtu në një duel ndaj Los Blancos të zhvilluar në Madrid.

Thënë më qartë, para ndeshjes sonte në El Clasico, Iniesta ka shënuar vcetëm dy gola në La Liga në 1129 ditët e fundit.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga El Clasico

Dhe të dy këta gola erdhën pikërisht në ndeshjen më të madhe në kalendarin e futbollit.

Nuk është se Iniesta ka qenë i vlerësuar për golat e tij, por sa herë ka shënuar ai e ka bërë këtë në ndeshjet e mëdha.

E ardhmja e maestros së mesfushës katalanase është në pikëpyetje, pasi ai vet nuk ka hedhur poshtë një rinovim, por ka thënë se duhet ta mendojë mirë të ardhmen e tij.

Mbetet të shihet nëse Iniesta vërtet sot do të shfaqet në skenë sërish ndaj rivalit të përbetuar në fushën e preferuar të tij, në Santiago Bernabeu, me çka mund t’ua kthejë buzëqeshjen tifozëve të Barcelonës në fund të këtij sezoni jo shumë të mirë për katalanasit. /Telegrafi/