Site icon Telegrafi

500 mijë shishe me mesazhin kundër dhunës gjinore – Iniciativa e re e Korporatës Rugove dhe Ministrisë së Drejtësisë

Korporata Rugove dhe Ministria e Drejtësisë kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për kampanjën globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Nga Korporata Rugove kanë thënë se janë krenarë që kanë ndërmarrë një rol udhëheqës në këtë kampanjë globale.

Në kuadër të kësaj kampanje, Korporata ka vendosur të prodhojë gjithsej 500 mijë shishe të cilat mbartin mesazhin motivues “SOT DHE ÇDO DITË TJETËR – MOS HESHT – RAPORTOJE DHUNËN! #thirr192”.

“Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas tyre, kjo është thirrje për të gjithë për t’u bërë pjesë në ndryshimin e shoqërisë duke ndalur heshtjen ndaj dhunës.

Në fund, apeli u përmbyll me thirrjen: “Të bashkuar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë!”. /Telegrafi/

Exit mobile version