Site icon Telegrafi

500 mijë euro të padeklaruara, gjykata dënon Alda Klosin dhe Rozeta e Havier Dobin për fshehje pasurie dhe vjedhje

Gjykata ka marrë këtë të martë vendimin për Alda Klosin duke e dënuar me 2.6 vite burg, me uljen e 1/3 se dënimit përfundimisht 20 muaj burg. Klosi dënohet për refuzim dhe fshehje pasurie.

Gjithashtu është shpallur fajtore sanitarja e saj Rozeta Dobi e cila u dënua me 7 vite burg, me gjykim te shkurtuar 4 vite e 8 muaj.

Djali i saj Havier Dobi u dënua me 5 vite burg, në aplikim te gjykimi të shkurtuar përfundimisht 3 vite e 4 muaj, të cilit ju refuzua pezullimi i dënimit dhe vendosja ne shërbim prove.

Lexo po ashtu 500 mijë euro në banesë, Prokuroria kërkon burg për Alda Klosin dhe Rozeta Dobin

Nënë e bir u shpallën fajtor për vjedhje me pasoja të rënda.

Gjatë seancës së sotme prokurorja theksoi se është e vërtetuar vjedhja e kryer në datë 15 tetor 2022. Ngjarja u zbulua në janar 2023 duke çuar në arrestimin e sanitares Dobi, djalit të saj Havier dhe më pas vetë ish-zyrtares Alda Klosi. /Telegrafi/

Exit mobile version