Testimi i 500 bombave bërthamore shkatërroi jetën e më shumë se 600 mijë personave. Qyteti i vogël Pligon në Kazakistan ishte përdorur nga Bashkimi Sovjetik për 42 vite radhazi si një vend për armët e tyre të fuqishme.
Çfarë ndodhi aty nga viti 1949 deri në 1989 mbetet një tragjedi e paharrueshme. Pasojat për banorët kanë qenë të tmerrshme, duke i detyruar të largohen, ndërsa shumë fëmijë lindën me deformime të mëdha fizike.
Pakiza është vetëm 27-vjeçare, por gjatë gjithë kohës asaj i nevojitet një kujdes shëndetësor. Ajo ishte fëmijë në kohën kur u larguan së bashku me familjen e saj nga Pligoni, transmeton RTV Dukagjini.
“Më duket që pjesa e poshtme e fytyrës vazhdimisht më rritet, duart i kam shumë të fryra gjatë gjithë kohës, ndërsa numrin e këmbës tashmë veq e kam 42”, ka shtuar Pakiza.
https://www.youtube.com/watch?v=kmL09fiy8RY