Site icon Telegrafi

50-vjeçarja nga Prishtina kap suksesin në TikTok – flija dhe ushqimet e saj kërkohen nga ndjekësit

Ramize Osmani 50-vjeçarja nga Prishtina është shndërruar në fenonem në rrjetet sociale dhe veçanërisht në TikTok, ku ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të kësaj platforme, falë gatimeve të ushqimeve tradicionale që ajo bënë.

Osmani e cila ka nisur të punojë vetëm një vit më parë, thotë se ka përdorur rrjetin social “TikTok”, për të arritur një audiencë më të gjerë dhe për të hasur sukses të menjëhershëm.

Në intervistën e dhënë për Telegrafin, ajo tregon se merr shumë porosi nga qytetarët për ushqimet e saj, e në veçanti për flija.

“Kjo është flija e tretë për sot, një e kam pasur shumë herët, në ora 10:30, e këto dyja i kam tash. Po ashtu dhe dy tjera i kom sot, ato janë porosi nga Shkupi. Kam porosi edhe nga Maqedonia, e nga të gjitha komunat në Kosovë”, u shpreh ajo.

Osmani thotë se ushqimet e saj janë më të veçanta edhe për shkak të pjekjes që bëhet në furrë, e cila është më drunj.

“Këtë e bënë të veçantë ndoshta edhe pjekja si bëhet pa saç, pra me furrë. Kështu më furrë nuk kam parë dikë. Me këtë furrë mund të bëhen edhe picat. Kjo është furrë më dru, është shumë ekonomike. Me pak dru e përfundon flinë”, u shpreh ndër tjera ajo.

Osmani shprehet që më së shumti klientë i ka sjellur paraqitja e saj në rrjetin social “TikTok”, ku ndjekësit e saj mund të shohin drejtpërdrejtë përgatitjen e flijave dhe ushqimeve tjera.

“Që një vit kam filluar me punu. TikTok-ut ja kom pa hajrin, kush dinë me punu, kisha bërë thirrje me shfrytëzu për të mirë. Unë marrë shumë porosi nga aty. Kam shumë komente që marr, kam shumë ndjekës që më ndjekun.  Nëse një ditë nuk hy live, më shkruajnë interesohen se çfarë ka ndodhur”, theksoi ajo.

Në intervistë ajo potencoi se të gjithë klientët janë të kënaqur me porositë dhe se shpesh-herë nuk mund të merr shumë porosi për shkak të transportit.

Ajo po ashtu porosit të gjitha gratë që të punojnë, dhe të jenë të pavarura financiarisht.

“Kisha bërë thirrje grave të punojnë, të bëhen të pavarura financiarisht”.

Osmani potencon se muajt e verës, korrik dhe gusht vazhdojnë të jenë më të zënë se ka më së shumti porosi.

Intervistën 50-vjecarja e përfundon me mesazhin “Më mirë me punu, se me u marrë me seriale e thashetheme”./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version